Personeli profesional shëndetësor nga vendet e huaja
Ne organizojmë për ju takimet pranë ambasadës dhe në këtë mënyrë shkurtojmë kohën e pritjes! Në Berlin, në qendër disponojmë apartamente për akomodimin tuaj.
Për kompanitë
Ne marrim personel të kualifikuar sipas specifikave tuaja. Ju ndërmjetësojmë kryesisht vetëm personel që janë të gatshëm për të dhënë provimin shtetëror si dhe që kanë njohuri të nevojshme të gjuhës.
I tërë procesi për njohjen do të iniciohet, mbështetet dhe mbikëqyret nga TCPS deri në përfundimin me sukses dhe marrjen e certifikatës së njohjes. E njëjta gjë vlen edhe për procedurat e suksesshme të lejes së punës dhe qëndrimit, të cilat gjithashtu do të menaxhohen nga TCPS.
Çdo aplikant i përzgjedhur do të mbështetet nga TCPS gjatë fazës së integrimit dhe do të përgatitet përpara nisjes së punës.
Për aplikuesit
Nëse jeni diplomuar si infermiere, mjek, terapist fizik apo terapist profesional, nëse keni nivelin e kërkuar të gjuhës dhe kërkoni një sfidë të re në Gjermani, ju keni ardhur në vendin e duhur.
Ne do të kërkojmë një vend të përshtatshëm pune për ju dhe do t’ju mbështesim lidhur me aplikimin për dokumentet e nevojshme si dhe gjatë procesit për leje.
Gjithashtu, edhe gjatë integrimit në vendin e punës si dhe gjatë kërkimit të banesës jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë. Do të qëndrojmë gjithmonë në anën tuaj.